Ish-bashkëshorti i Cheryl bëhet baba për herë të dytë
Ish-bashkëshorti i Cheryl, Ashley Cole, është bërë baba për të dytën herë, pasi e dashura e tij Sharon Canu ka lindur vajzën e saj Grace këtë fundjavë.
Sipas The Sun, futbollisti 37-vjeçar, i cili tani luan për LA Galaxy në Kaliforni, e ka pritur mjaft mirë ardhjen në jetë të fëmijës së tij të dytë.
Një burim i tha gazetës: ‘Ashley është shumë e lumtur për fëmijën e saj të dytë. Ajo dhe Sharoni janë me të vërtetë shumë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit”.
Gjithashtu burimi shtoi se tashmë Ashley Cole duket krejtësisht i ndryshëm nga ai djali me të cilin ishte lidhur Cheryl, partnerja aktuale e këngëtarit Liam Payne, disa vite më parë.
‘Ashley kurrë nuk i dha Cheryl një fëmijë kur ata ishin së bashku dhe kjo ishte gjithmonë burim i zënkave dhe si përfundim ndarjes së tyre”.