Një gazetar dhe baba i devotshëm si Rezar Xhaxhiu

Rezar Xhaxhiu dhe bashkëshortja e tij, Laura, ishin personazhet e ftuara këtë pasdite në Top Channel.

Moderatori i njohur i ekranit ka zbuluar detaje nga martesa 30 vjeçare me bashkëshorten e tij, duke theksuar se përgjatë këtyre viteve më shumë ka mbizotëruar dashuria, pavarësisht zënkave që karakterizojnë çdo marrëdhënie.

“Ka pasur një periudhë të vështirë në martesën tonë gjatë periudhës 1993-1994. Kjo vinte për shkak të vonesave të mia në punë dhe ne shiheshim shumë rralë. Në këtë mënyrë komuniki ynë nisi të bëhej vetëm me letra. Pra u krijua një situatë e vështirë. Prezenca është e rëndësishme, pavarëssht se secili nga partnerët kanë nevojë për hapësirat e tyre”.

Ndërsa bashkëshortja e Rezarit, Laura, rrëfeu se si janë njohur ata dhe cili është sekreti i një martese 30 vjeçare:

“ Kemi 30 vite martesë por ende nuk kemi hequr dorë nga ngrënia e drekës së bashku çdo ditë. Njohja jona ka ardhur nëpërmjet miqve të përbashkët. Pasi qendruam rreth tre vite si të fejuar më pas vendosëm të martoheshim. Isha studente në vit të parë në fakultuet kur u fejova dhe martova njëkohësisht. Kisha dilema por mosha që kisha më bënte që çdo gjë tme dukej e bukur. Mendoja se nëse pendohesha, lehtësisht mund të kthehesha pas”.

Gjatë intervistës Rezar Xhaxhiu ka rrëfyer edhe disa momente nga koha kur ai ishte gazetar terreni:

“Kur bëja gazetarin e terrenit kisha shumë ngarkesa, dhe shpesh detyrohesha të merrja edhe vajzën me vete në punë. Isha i detyruar që në intervista të ndryshme edhe vajzën time, Lorin, ta merrja me vete”.

Moderatori i njohur shprehu edhe krenarinë që ka në krah një grua të suksesshme si Laura.

Share With:
Translate »
1514 Views