Ish-deputeti shqiptar fejon djalin, pamjet nga fejesa
Pak ditë më parë u bë e ditur në media se është fejuar djali i kryetarit të Komunës së Drenasit dhe ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ramiz Lladrovcit. Djali i Ramizit, Driloni u fejua me partneren e tij Elenën dhe mbrëmë kanë mbajtur një darkë fejese.
Ramizi ka publikuar disa foto nga darka dhe ka uruar çiftin për fejesën.
Sonte, Familja jonë dhe Familja Macula, u takuam për ta festuar fejesën e Drilonit dhe Elenës. Dashuria e tyre dhe fejesa ishte vendim të cilin ne familjet e përgëzojmë dhe urojmë nga zemra.
Lumturia Juaj, do të jetë edhe lumturi e dy familjeve tona, Lladrovci e Macula, prandaj, Elenë e Drilon, Urime!”, shkruan ish-deputeti.