Ish-fotografi i familjes mbretërore tregon si realizoi foton që u shpërnda në të gjithë botën

Ian Pelham Turner ndau eksperiencën e tij të gjatë si fotograf i familjes Mbretërore Angleze nga emisioni i Rudinës. Ai po ashtu rrëfeu momente nga puna me Princeshë Dianën, të cilat e kishin bërë të kuptonte se marrëdhënia e saj me Princin Charles ishte në krizë.

Ai tregoi momentin kur ishte ftuar të realizonte foton e parë të autorizuar të Pricit William kur ishte foshnje.

Ata më thanë se nuk kisha të drejtë të flisja me ta dhe se kisha vetëm 7 minuta kohë të bëja foto bardhë e zi dhe me ngjyra për të nxjerrë foton perfekte, e cila do të shpërndahej në 180 shtete të botës për Krishtlindjet e vitit 1982. Për dy javë nuk haja dhe nuk flija sepse e dija që gjithçka do të shkonte mbrapsht. Dhe erdhi dita, dritat ishin gati, kamerat ishin gati. Princi Charles dhe Diana ishin të ulur aty. Diana kishte marrë në dorën e saj një lodër në mënyrë që të nxirrte fytyrën e William qartë përballë kamerës, por ajo nuk e kuptonte që ishte duke fshehur fytyrën e saj.

Unë kisha vetëm 7 minuta kohë dhe nuk mund të shihja fytyrën e Dianës dhe bëra një zhurmë sikur isha në hall të madh dhe Diana ktheu kokën nga unë dhe kuptoi që unë isha duke thyer protokollin dhe ajo e adhuroi atë, ajo adhuronte kur thyhej protokolli. E kuptoi se çfarë po kërkoja, largoi lodrën, William nisi ta kapë atë dhe unë në të qindtën e sekondës kisha një nga fotografitë më të famshme të të gjitha kohërave në botë. Ajo ditë nuk mbaroi me aq, por 7 minutat kishin mbaruar. Diana vendosi të ngrejë William dhe ta drejtojë drejt kamerës dhe e la Charles aty, unë vura re që ai ishte ulur pas saj shumë i inatosur që po lihej pas. Kështu kishte filluar të thyhej marrëdhënia e tyre.

Diana kishte vendosur që ajo do të jetë fotoja që do të shpërndahej për gjithë botën. Pas disa minutash Charles e heq William nga Diana dhe fillon të luajë me të duke e gudulisur. Kur mbaroi gjithçka, Diana buzëqeshi. Ajo e dinte se çfarë kishte bërë dhe më pas u largua. Ne që atëherë e dinim që kishte krizë në marrëdhënien e tyre. Unë kam punuar shumë me Dianën dhe ka patur ngjarje kur të dy konkurronin për të nxjerrë foton më të bukur të ditës”, tha Ian Pelham Turner.

Ish-fotografi i familjes mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar, Ian Pelham Turner ndodhet në Shqipëri pasi do të promovojë bukuritë e vendit tonë dhe t’i ekspozojë në të gjithë botën.

Share With:
Translate »
619 Views