Ish gruaja e kriminelit seksi vazhdon të shokojë: Abortova pasi pashë fotot teksa puthej me të dashurën
Ish gruaja e kriminelit më seksi në botë vazhdon të shokojë me deklaratat e saj në lidhje me Jeremy Meeks. Melissa e cila ende mban mbiemrin e Jeremy-t thotë se ishte shtatzënë ku zbuloi fotot e bashkëshortit duke u puthur me të dashurën e re, miliarderen dhe trashëgimtaren spanjolle te Top Chop, Chloe Green. Jo vetëm kaq, por ajo thotë se për shkak të tronditjes që mori, humbi fëmijën që mbante në bark, pasi pësoi një abort. “U shkatërrova jo vetëm nga tradhtia e burrit, por edhe se humba fëmijën e tij që mbaja në bark. Isha kaq e stresuar dhe me kaq emocione të forta, pasi një ditë pata gjakderdhje dhe shkova menjëherë tek mjeku. Aty mora lajmin tragjik se duhej të abortoja. Melissa dhe Jeremy kanë një djalë tetëvjeçar së bashku, Jeremy ia ka prezantuar djalin edhe të fejuarës Chloe. Megjithëse Jeremy ka kërkuar divorc nga Melissa, ajo kohët e fundit ka thënë se po ndjen vështirësi për tu marrë më divorcin. “Ai ishte një bashkëshort i mahnitshëm, sinqerisht, kur e mendoj ende më kapin emocionet. Ne patëm një jetë vërtet të mirë”, tha Melissa e ftuar në një emision të gazetarit Shepherd dhe Amanda Holden. Kohët e fundit, Melissa ndërmori një veprim ligjor kundër Jeremy, duke kërkuar që ai të paguajë për shpenzimet e fëmijëve, di dhe duke kërkuar që ai ta takojë djalin vetëm dy herë në muaj. Tip