‘Isha e re dhe nuk dija, e fusja në vaskë në 12 të natës’, Alketa tregon çfarë i bënte vajzës kur lindi

Gjatë intervistës me Klea Hutën në “Piter Pan”, Alketa e pyeti artisten për Kridin dhe çfarë rituali ka çdo ditë me djalin. Klea tregoi se mundohet që djalit t’i bëjë dush edhe në mëngjes, edhe në darkë, i bën masazhe, i këndon këngë e pastaj e vë në gjumë.

Këtu Alketa u ndal për të treguar historinë e saj kur lindi vajzën.

“Unë kam  pasur një histori të bukur me vajzën time. U bëra mama e re dhe s’dija shumë. Pashë një program italian dhe thonin që kur bebja qan shumë duhet t’ja bëni banjën në 2 të natës. E fusja beben në vaskë në 12 të natës që të flinte, por ajo vazhdonte koncertin recital çdo 2 orë. Qante që të pinte”, tregoi Alketa.

Share With:
Translate »
2040 Views