Isha me të gjatë fundit ashtu siç ishte ai me mua në fillimet e mia”, vajza e McCain perlot botën me letrën e saj

Pas një luftë të dhimbshme më tumorin që kishte në tru, Senatori John McCain nda nga jeta në orët e vona të mbrëmjes që lamë pas. Senatori, që shërbeu për 6 mandati radhazi në Senatin amerikan dhe kandidoi dy herë për president të SHBA-ve, u nda nga jeta vetëm disa orë pasi familja kishte njoftuar se ai do të ndërpriste mjekimin. Ndërkohë, vajza e tij, Meghan McCain ka publikuar një letër ku ajo flet “për heroin e republikës dhe kësaj vajze të vogël, që u zgjua sot në diçka më të lavdishme se gjithçka që jeton në tokë”. Në letran e saj, Meghan shkruan ndër të tjera se i qëndroi pranë babait të saj përgjatë fundit ashtu siç ai qëndroi asaj me të në fillimet e saj. Letra e plotë: Babai im, senatori i Shteteve të Bashkuar, John Sidney McCain III, u nda nga jeta sot. Isha me babin tim gjatë fundit të tij, ashtu siç ishte ai me mua në fillimet e mia. Në 33 vitet që ishim bashkë ai më rriti, më mësoi, më korrigjoi, më ngushëlloi, më jepte kurajë dhe më mbështeste në të gjitha gjërat. Ai më donte, dhe unë e doja atë. Ai më mësoi si të jetoj. Dashuria dhe kujdesi i tij ishin gjithmonë prezente dhe të pandërprera, ato më bën mua nga një vajzë në një grua – dhe ai më tregoi se çka është të qenit mashkull. Për të gjitha këto unë i jam shumë falënderuese. Tani pasi që ai iku, detyra ime në jetë është të jetoj sipas shembullit të tij, pritshmërive të tij dhe dashurisë së tij. Vdekja e babait tim erdhi me plot dhimbje dhe hidhërim për mua dhe nënën time, vëllezërit dhe motrat e mia. Ai ishte një zjarr i mirë që digjte dritë, dhe jetoi në dritën dhe mirësinë e tij për shumë gjatë. E dimë që zjarri i tij jeton në secilin prej nesh. Ditët dhe vitet që do të vijnë nuk do të jenë të njëjta pa ty baba, por do të jenë ditë të mira, të mbushura me jetë dhe dashuri, për shkak të shembullit që ai jetoi për ne. Lutjet e juaja për shpirtin e tij dhe për familjen tonë janë sinqerisht të vlerësuara. Babai im shkoi dhe mua po më mungon siç mund t’i mungojë një vajze. Por në këtë humbje, në këtë pikëllim, unë gjej rehat për faktin se: John McCain, heroi i republikës dhe i kësaj vajze të vogël, u zgjua sot në diçka më të lavdishme se gjithçka që jeton në tokë. Sot luftëtari hyri në jetën e tij të vërtetë dhe të përjetshme, duke u përshëndetur nga ata që kanë shkuar para tij, duke u ngjitur për të takuar autorin e të gjitha gjërave: “Ëndrra përfundoi: Ky është mëngjesi”

 

Share With:
Translate »
713 Views