Katër gjërat që do të doja të më kishin thënë gjatë vitit të parë të prindërimit
Asnjë libër, asnjë trajnim online apo kurs prindërimi nuk do t’ju përgatisë 100% për ardhjen në jetë të fëmijës suaj, sidomos për vitin e parë të prindërimit! Mund të jeni përgatitur përgjatë muajve me rradhe për gjithçka ju pret, por në çastin që merrni të sapolindurin në duart tuaj, do të kuptoni që shumë gjëra nuk i dini! Si nënë e re, do të doja që dikush të më kishte thënë të paktën katër gjërat e mëposhtme, por që mesa duket këto ndryshojnë nga nëna në nënë dhe mësohen vetë gjatë vitit të parë të prindërimit.
Për sa orë gjumë ka nevoja bebi dhe ku fle ai
Kur djali im ishte rreth gjashtë javësh, njoha një grua që kishte një fëmijë një javë më të vogël se i imi. Ajo më bënte të mendoja se djali im kishte probleme me gjumin, sepse sipas asaj fëmijët flenë 8 orë të plota. Djalin e saj e zinte gjumi në krevatin e tij dhe qante vetëm kur donte gji! Nuk e di a ka qenë fati im i keq që kam njohur gra që minimizojnë “gabimet” e të vegjëlve të tyre dhe i mburrin për arritjen më të vogël, apo kështu janë të gjitha?
Ke një ndjesi të pandërpresë se diçka e keqe do të ndodhë
Shkrimtarja Elizabeth Stone ka shkruar se të kesh një fëmijë është të lejosh zemrën të rrahë jashtë trupit tuaj, sepse me një fëmijë do t’ju duket çdo moment sikur kjo e fundit do t’ju alë jashtë kraharorit. Mendja ime punonte mbrapsht dhe veprimi i tij më i vogël më shkaktonte ankth, nëse unë nuk e kisha nën kontroll. Është diçka që të gjitha mamatë e kalojnë, thjeshtë nuk flasin për të.
Krahasimet me fëmijët më të mëdhenj
Unë jam nënë e dy fëmijëve- 3 dhe një vjeç dhe ju them që krahasimi është gjëja më e keqe që mund të bëni! Fëmijët kanë personalitetin e tyre dhe nuk mund të prisni që përvojat me fëmijën e madh të ngjasojnë me ato që do të kaloni me fëmijën e dytë. Librat do t’ju mësojnë gjithçka rreth zhvillimit mendor, emocionat, psikologjik dhe motorrik të fëmijës, por thjesht nuk ju thonë që fëmijët janë të ndryshëm. I pari mu ngrit në këmbë 18 muajsh, i dytë 11 muajsh ! Por nëse i pari (3 vjeç) foli më herët, i dyti ende nuk flet ! Nuk keni pse frikësoheni pse zhvillimi i fëmijëve nuk ecën në mënyrë të përpiktë me tabelat dhe grafikët e ilustruar në librat e prindërimit
MËMËSIA është intuitive
Në treg mund të gjeni libra edhe si t’u vishni fëmijëve panolinat apo t’u mësoni uturakun! Në momentin që do keni në dorë fëmijën tuaj, gjithçka do t’ju vijë natyrshëm. Si ta mbani, si ta ushqeni apo sit a vendosni në krevat ! Sigurisht doktori që ju ka ndjekur gjatë shtatzënisë do t’ju këshillojë, por veç këtyre këshillave, do të jeni e zonja të dini si të veproni në çdo situatë.
PURwOw