“Ishim mësuar që i lidhnim fëmijët…”, Lajla Përnaska: Nëna u shokua kur e pa djalin me paliçeta

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ish-deputetja Lajla Përnaska ka treguar momentet më të  bukura e të veçanta të jetës së saj. Ajo ka veçuar njërin të cilin e quan momentin më “madhështor” dhe është lindja e djalit të saj. Sigurisht që ky është një moment i veçantë për çdo nënë, por ajo që ka rrëfyer ish-deputetja lidhet me një situatë komike të nënës së saj.

Lajla Përnaska ka rrëfyer se djalin e saj e lindi në Paris dhe për ta ndihmuar kishte thirrur edhe nënën. Në atë kohë, në Shqipëri, fëmijët e porsalindur mbaheshin të lidhur, apo siç quhet ndryshe “kopanec”, por kjo nuk ishte një praktikë që zhvillohej në Francë. Kur foshnja i ishte çuar nga infermieret i pastruar dhe me paliçeta, nëna e Lejla Përnaskës ‘ishte shokuar’, pasi i dukej e vështirë ta mbante ashtu.

Rudina Magjistari: Një moment tjetër të bukur?

Lajla Përnaska: Nuk besoj se një nënë mund të shmangë sjelljen në jetë të fëmijës së saj. Im bir ka lindur po në Paris dhe mund të them që është një nga momentet e madhërishme që çdo prind, çdo nënë e çdo baba e çdo familje përjeton me ardhjen në jetë të një fëmije. Kujtoj një çast që ishte shumë i veçantë, sepse kisha marrë dhe nënën ato ditë që të më asistonte, se sigurisht ishte lindja e parë. Në një nga maternitetet e Parisit, kur e sollën Fjordin pasi e kishin pastruar dhe veshur, erdhi me ato paliçetat, ne tani i kemi shumë të zakonshëm. Por në ato kohë, bëhet fjalë për vitin’92, sidomos për nënën ishte një moment shumë befasues, se tha “si do e mbaj?!” se ishim mësuar që i lidhnin fëmijët, i bënim kalamajtë kulaç. Një veshje e lirë me pampersa bëri shumë efekt, sidomos reagimi i saj ishte jashtëzakonisht shokuese. Ishte diçka krejt ndryshe.

Share With:
Translate »
96 Views