Ishte jashtë shtetit për t’u kuruar, Anaidi: Qëndrova me mamin dhe kuptova problematikat e familjes

Pjesë e emisionit “Shije Shtëpie” në Tv Klan ka qenë Anaidi Kaloti i cili duke folur për festat e fundvitit ka dhënë edhe disa mesazhe të rëndësishme. Ai shprehet se njerëzit duhet të ribashkohen për festa, Vitin e Ri ta festojnë me familjen, të shuhen konfliktet mes familjarëve dhe fisit etj.

Anaidi madje ka treguar se prej disa kohësh ai ka marrë trajtim mjekësor për shkak se ka thyer këmbën dhe ka qëndruar më pranë familjes dhe ka kuptuar vërtet se çfarë problematika ka shtëpia dhe çfarë probleme ka nëna e tij. Anaidi shprehet edhe pasi të shërohet plotësisht nuk do punojë siç punonte më parë nga 12 orë, por do përpiqet që të kalojë dhe shumë kohë pranë familjes.

Anaidi Kaloti: Ajo që kam kuptuar është se isha 12 orë në punë për të fituar ca lekë më shumë, që realisht kur të dal nga kjo gjendja nuk e kam ndërmend ta bëj më sepse çfarë më ka ndodhur?! Duke ndenjur 3 muaj në shtëpi, unë jam kuruar dhe jashtë vendit, kam qenë me mamanë time me vete dhe duke ndenjur gjatë gjithë kohës me të, fillova të kuptoja se kush janë problematikat reale të familjes, çfarë problemesh ka nëna ime, gjërat që unë nuk i kuptoja dot sepse isha gjithë ditën në punë, unë e kisha shtëpinë si hotel, mirëmëngjesi dhe natën e mirë. Duke ndenjur më afër familjes fillova të kuptoja më shumë.

Kështu që le të përcjellim këto mesazhe, le të qëndrojmë më pranë familjes që të kuptoni më shumë. Nuk ndiqet dot familja nga telefoni, nuk ndiqet dot familja me alo, si jeni, si kalove? Duhet të jesh prezent aty, të gjesh kohën.

Share With:
Translate »
109 Views