Anaid Kaloti prezanton për herë të parë live vajzën e tij Klean

Pjesë e emisionit “Shije shtëpie” nëpërmjet Skype ka qenë edhe Anaid Kaloti i cili surprizoi të gjithë kur doli para kamerës me vajzën e tij Klea. Të gjithë menduan se ishte mbesa e tij, por Anaidi tregon se Klea është vajza e tij. Anaidi ka prezantuar vajzën e tij live për herë të parë.

Anaidi gjithashtu ka treguar se për shkak një lëndimi në këmbë ai po qëndron në shtëpi për rreth 1 muaj e gjysmë. Duke folur për festat e fundvitit, ai ka dhënë mesazhe të rëndësishme të gjithë shqiptarëve, ku i kërkon të gjithëve që të bashkohen të gjithë për Vitin e Ri, të kthehen tek familja dhe të sheshohen të gjitha konfliktet që njerëzit mund të kenë me njëri-tjetrin.

Katerina Trungu: O nuk qenke vetëm, me kë të kemi këtu?

Agida Koçi: Mbesa?

Anaid Kaloti: Jam me Klean. Jo Klea është goca ime

Agida Koçi: Më fal, të kërkoj ndjesë.

Katerina Trungu: Si je, a je mirë me shëndet?

Anaid Kaloti: Kam pak probleme me këmbën, kam nja një muaj e ca që rri në shtëpi sepse e kam lënduar edhe nuk është se jam fort në kushte shumë të mira, për të qenë mirë me shëndet.

Katerina Trungu: Paska qenë serioze një muaj e ca.

Agida Koçi: Të shkuara Anaid, por duket se ke përkujdesjen e duhur.

Anaid Kaloti: Po kam Klean.

Share With:
Translate »
176 Views