“Ishte si një ëndërr”, Adriana Lima me vajzat e saj në fushatën për Ditën e Nënës
Modelja e njohur braziliane Adriana Lima është shfaqur për herë të parë në një fushatë së bashku me dy vajzat e saj, Valentina dhe Sienna, të cilat i ngjajnë shumë. Të treja janë pjesë e një projekti të ri të Victoria’s Secret, i realizuar në kuadër të Ditës së Nënës.
Fushata, e titulluar “Modeled After Mom”, sjell në fokus lidhjen nënë-bijë dhe përfshin edhe modele të tjera të brandit me fëmijët e tyre. Për Limën, kjo eksperiencë ka qenë veçanërisht emocionale.
:max_bytes(150000):strip_icc():focal(593x0:595x2):format(webp)/adriana-lima-daughters-4-042326-4e7a42dba22f4322b41b24f588f9ba00.jpg)
“Ishte si një ëndërr dhe ndihem e plotësuar si nënë. Të kisha këtë mundësi për to dhe për mua që të jemi bashkë në një set fotografik ishte vërtet magjike. Ishte një moment shumë i veçantë, sidomos për Mother’s Day, një ditë që nuk do ta harroj kurrë, dhe besoj as ato”, është shprehur ajo.
Ajo rrëfeu se vajzat kanë ambicie të mëdha për të ardhmen, ku njëra dëshiron të bëhet aktore dhe tjetra modele, dhe se ky ishte edhe seti i tyre i parë profesional fotografik.
Modelja, e cila bashkëpunon me Victoria’s Secret që prej vitit 1999, thekson se do të mbështesë vajzat e saj në çdo rrugë që ato zgjedhin në të ardhmen.
:max_bytes(150000):strip_icc():focal(749x0:751x2):format(webp)/adriana-lima-daughters-5-042326-4694d78bbe174bbfb6b41e0f20fa687a.jpg)
“Gjithmonë u them që çfarëdo që i bën të lumtura, unë do t’i mbështes plotësisht. E njoh industrinë dhe ndihem e sigurt për to. Nëse duan të jenë pjesë e saj, do t’i mbështes. Por nëse ndryshojnë mendje dhe zgjedhin diçka tjetër, kjo është po ashtu në rregull”, ka pohuar Lima.
Fotot, të realizuara nga fotografja Zoey Grossman, i shfaqin ato në një atmosferë familjare dhe të ngrohtë, duke qeshur, përqafuar dhe duke ndarë momente spontane. Në një prej imazheve, ato shfaqen të shtrira mbi njëra-tjetrën, një skenë që modelja thotë se ndodh shpesh edhe në jetën e përditshme në shtëpinë e tyre.
:max_bytes(150000):strip_icc():focal(749x0:751x2):format(webp)/adriana-lima-daughters-3-042326-60a2ce2bf2e848a8b9fba0142be2604c.jpg)
“Mendoj se fotoja jonë e preferuar është ajo ku jemi shtrirë në divan. Unë jam poshtë, Valentina sipër dhe Sienna mbi mua, si një ‘sanduiç’ nënë-bijë”, rrëfeu modelja me humor.
Adriana Lima ka dy vajza nga martesa e mëparshme me Marko Jarić dhe aktualisht është e martuar me Andre Lemmers, me të cilin ka një djalë. Familja e tyre përfshin gjithashtu edhe fëmijët e partnerit nga një lidhje e mëparshme.