Ja ku e keni Adelinën, me bebin tek barku dhe me bebin në krah

Më në fund vendosi të flasë edhe ajo. Pasi i nxorrën një foto nga spitali, pasi daja i bebushit na tregoi dhuratën e parë, pasi e shihnim të hante me neps, pasi u martua krejt papritur, Adelina na sqaron një herë e mirë. Ajo ëshë shtatzënë, madje ka disa muaj që na e mban të fshehtë, sepse duhet të jetë mbi tre muajshe, përderisa tashmë ka zbuluar edhe gjininë e bebit. Ajo po pret një djalë dhe ka filluar të përkëdhelet që tani me dhurata. Edhe pse fiziku i saj duket ende i mrekullueshëm barku ka filluar të rrumbullakoset. Urime Adelina dhe me krahë të lehta. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
975 Views