Ja përse kopshtarët janë njerëzit më të lumtur në botë!

Shkencëtarët bashkëkohorë kanë zbuluar arsyen përse shumë bimë shëruese, por vetëm para pak kohe gjejnë ilaçe të cilat deri atëherë kanë qenë të panjohura, po, megjithatë, janë pjesë e ciklit të jetës natyrore

Mikrobet në tokë dhe shëndeti i njeriut tani kanë lidhshmëri pozitive, e cila është studiuar dhe konstatuar.

Mycobacterium vaccae është bakter të cilin e gjejmë më tokë dhe të cilin njerëzit e përpijnë apo e thithin me hundë kur kalojnë kohën në natyrë dhe për të cilin është konstatuar që ka veprim në neurone të cilat i ofrojnë ilaçet për qetësim.

Ky bakter i cili ka ka të njëjtin efekt në neuronet si ilaçi antidepresiv, Prozac, nxit prodhimin e serotoninës, përmirëson funksionet kognitive, ka ndikim në sëmundjen e Chron-it, madje edhe në artritin reumatoid, transmeton Telegrafi.

Mungesa e serotoninës ka lidhje me depresionin, ankthin, sjelljet obsessive dhe çrregullimet bipolare. Ky bakter duket se është një anti-depresues natyral te dheu.

Shumica e kopshtarëve të pasionuar do t’ju thonë që kopshti i tyre është “vend i lumturisë” së tyre, ndërkaq puna e vërtetë fizike zvogëlon stresin dhe nxit humorin.

Kopshtarët thithin bakterin, kanë kontakt me të dhe u hyn në qarkullim gjaku kur në duar ekziston plagë e vogël apo rrugë tjetër për infeksion.

Tashmë kënaqësia për kopshtarinë po mbështetet dhe shkencërisht dhe shton vërtetësinë e pretendimeve të kopshtarëve. Prandaj dilni dhe lozni me dheun dhe përmirësoni humorin dhe jetën tuaj!

Share With:
Translate »
285 Views