Ja pse Kim nuk shoqërohet me nënën që i mban fëmijën

Për Kim Kardashian West ka qenë e vështirë mos ta mbajë vetë fëmijën e saj të tretë. 37-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj, reperi Kanye West, kanë dy fëmijë, vajzën North 4 vjeçe, djalin 2-vjeçar Saint dhe janë në pritje të të tretit, përmes një nëne bartëse.

Gjatë një episodi të “Keeping Up With the Kardashians”, Kim tha: “Është e çuditshme dhe e vështirë mos ta sjellësh ti në jetë fëmijën tënd. Kam shkuar në të gjitha takimet me doktorin. Sigurisht që dua të di të gjitha detajet që kanë lidhje me fëmijën tim, por i besoj gruas që po e bën këtë për mua dhe nuk dua të jem tipi i personit kontrollues në çdo lëvizje. Është një proces i gjatë, por po e kalojmë ditë pas dite dhe shpresoj që gjithçka të shkojë mirë”.

Kohët e fundit Kim Kardashian është përfolur në media se nuk ka dashur të vendosë lidhje të afërta me nënën bartëse të fëmijës së saj dhe që nuk do të kalojë as festat me të. Por, siç është shprehur dhe vetë Kim, nuk do që të zbulojë identitetin e saj dhe që të përndiqet nga fotografët, për t’i mundësuar një shtatzëni të qetë dhe sa më pak stresuese.

Share With:
Translate »
764 Views