“Jam e emocionuar”/ Modelja e njohur në pritje të fëmijës së katërt

Modelja e njohur Miranda Kerr ka befasuar fansat e saj duke bërë të ditur se është shtatzënë për herë të katërt. Modelja 40-vjeçare postoi në Snapchat një foto të saj duke treguar barkun e rrumbullakosur.

Modelja e shndërruar në biznesmene shkroi krah fotografisë së saj: “Shumë e emocionuar për të njoftuar fëmijën nr. 4.”

Miranda është e martuar me CEO e Snapchat, Evan Spiegel dhe ka dy djem me të: Myles katërvjeçar dhe Hart pesëvjeçar. Ajo është gjithashtu nënë e djalit të saj 12-vjeçar, Flynn, të cilin e ka me ish-bashkëshortin e saj Orlando Bloom.

Ajo postoi një tjetër foto ku shfaqeshin këpucë të bardha të madhësive të ndryshme, sipas moshës së fëmijës të saj, të rreshtuara pas një muri. Këpucët kishin blloqe druri të numëruara nga 1 në 4, ku njëri ishte më i madhi, që tregonte se cilit fëmijë i përkiste çifti. Ajo shkroi “#babymom”.

Sipas People Magazine, Miranda u shfaq në një intervistë për Vogue Australia verën e kaluar, ku foli për përvojat e saj si nënë dhe tha: “Familja ime është prioriteti im i parë, e ndjekur nga puna dhe më pas kompania ime”.

Miranda u shfaq gjithashtu mirënjohëse për të qenë nënë, duke thënë: “Më pëlqen të jem nënë dhe jam e bekuar që kam tre djem të shëndetshëm, pasi kam dashur gjithmonë tre djem”.

Share With:
Translate »
61 Views