Janë prindër të një vajze, Erion Isai dhe bashkëshortja martohen pas 9 vitesh

Aktori i njohur Erion Isai në qershor të këtij viti u zgjodh kryetari i bashkisë së Kolonjës dhe hoqi dorë një herë e mirë nga televizioni. Ai dhe bashkëshortja e tij së bashku me vajzën Ajri u zhvendosën në Kolonjë ku dhe do jetojnë në vazhdim.

Së fundmi, Erioni së bashku me Ajlin kanë dhënë një intervistë për “Jo vetëm modë” ku kanë zbuluar se pas 9 vitesh që janë bashkë dëshirojnë që të bëjnë një dasmë, madje duan që të zgjerojnë familjen e tyre dhe të bëjnë një fëmijë të dytë.

“Do bëjmë dasmë. Kur kemi filluar të bashkëjetojmë Ajlina ishte në të njëjtën ide me mua që të mos bënim dasmë. Edhe ceremoninë e unazave e bëmë vetë me njëri-tjetrin. Pas lindjes së vajzës na lindi një dëshirë. Vera që vjen shpresoj të mos na sjell ndonjë angazhim që të bëjmë një dasmë”, tha Isai teksa rrëfeu se dëshiron shumë të bëj dhe një djalë,mirëpo gruaja nga ana tjetër donte një vajzë tjetër.

“Avash avash do zgjerojmë edhe familjen. Unë kam dashur gocë në fillim, kur lindi Ajri. Tani dua djalë, jo për sedër mashkullore, por kur shikoj Alinën që pasi ka mbajtur për 7 orë vajzën dhe ajo në fund kur më shikon mua vjen me vrap, dua të njëjtën gjë ta shikoj tek djali sepse djemtë e kanë afeksionin me mamanë”, tha Isai.

“Duke parë raportin tim me motrën, dua që edhe Ajri të ketë një raport të tillë. Unë dua vajzë”, tha Ajlin.

Share With:
Translate »
941 Views