“Janë të pandarë me ne dhe unë rritem krah tyre” Rudina Dembacaj poston fotot e ëmbla me fëmijët e Markut

Moderatorja Rudina Dembacaj ka treguar shpesh herë se ka marrëdhënie shumë të mira me fëmijët e partnerit të saj, Mark Frroku. Edhe mbrëmjen e sotme ka publikuar fotografi familjare duke treguar se është përpjekur shumë që t’i mbajë larg syrit publik.

Në postimin në Instagram, nuk heziton të tregon se ndonjëherë janë më adoleshentë se fëmijët e Markut, Erta dhe Nardi, por e cilëson këtë gjë si të bukurën e familjeve.

“Marku, Viktoria dhe une nuk jemi asnje darke vetem… Erta dhe Nardi jane te pandare me ne, edhe pse une jam perpjekur shume ti mbaj larg syve te botes. Jane te mrekullueshem dhe une rritem cdo dite krah tyre. Nganjehere me adoleshente se ata, por kjo eshte e bukura e familjeve, perfekte ne imperfeksion. Ju dua shume”, shkroi Dembacaj.

Share With:
Translate »
463 Views