Javë e zënë me urime! Edhe Jennifer Lawrence në pritje të fëmijës së saj të parë!
Urimet sapo kanë nisur për Jennifer Lawrence dhe Cooke Maroney.
Lajmi i bukur është konfirmuar në revistën People nga zëdhënësi i aktores, gati dy vjet pas dasmës së çiftit në Newport, Rhode Island.
“Ishte një vendim shumë, shumë i lehtë. Ai është personi më i mirë që kam takuar në jetën time”, është shprehur aktorja për Entertainment Tonight.
Kjo ka qenë një javë e mbushur me lajme shtatzënie nga të famshmit, pas lajmit që na erdhi për Olivia Munn e Kylie Jenner.
