“Je me mua çdo moment”, pas ndarjes nga jeta të babait Rudina shfaqet mjaft e prekur

Pak ditë më parë, aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj dha lajmin e trishtë se babai i saj u nda nga jeta. Me anë të postimeve të ndryshme, Rudina e kishte shfaqur gjithmonë marrëdhënien e ngushtë me të atin dhe tashmë po kalon momente shumë të vështira. Këtë e ka treguar edhe me një foto të fundit në ‘Instastory’, ku shfaqet pranë babait dhe shkruan fjalët prekëse: “Ti je me mua në çdo moment”.  I ndjeri u nda nga jeta pas një lufte të gjatë me një sëmundje dhe Rudina ka treguar se ka qenë çdo moment pranë tij, duke shpresuar deri në fund që ai të bëhej më mirë.

Share With:
Translate »
355 Views