‘Je thesar’/ Urimi i veçantë i Beatrix për teze Albërijen

Këngëtarja shumë e dashur, Albërije Hadërgjonaj feston sot ditëlindjen e saj të 48-të. Në këtë ditë të veçantë për të nuk kanë munguar as dedikimet nga familjarë, miq e të afërt.

Një urim publik, s’kishte si të mungonte edhe ai i mbesës së saj, Beatrix me të cilën kanë një raport të shkëlqyer. Ajo ndau një foto krah Albërijes dhe i dedikoi asaj fjalët më të ëmbla.

“Gëzuar ditëlindjen tezes më fantastike në botë! Të uroj një jetë të gjatë dhe të mbushur me gëzim, të mbushur me të njëjtën energji të bukur që keni ndarë gjithmonë me ne. Faleminderit që jeni drita jonë udhëzuese dhe na mësuat kaq shumë mësime të vlefshme. Ju jeni vërtet një thesar në jetën tonë! Te dua shpirt”, shkroi ajo në Instastory

Beatriks dhe Albërije kanë një raport shumë të afërt me njëra-tjetrën, ashtu si të dy shoqeve të ngushta. Për t’u patur zili!

Share With:
Translate »
78 Views