Jennifer Lawrence shkëlqen në tapetin e kuq me barkun e shtatzanisë

Jennifer Lawrence, ylli i “Silver Linings Playbook”, magjepsi të pranishmit në ceremoninë e 15-të vjetore të “Governors Awards” në Los Angeles të dielën, duke shfaqur elegancën e saj si një nënë në pritje.

34-vjeçarja, e cila konfirmoi muajin e kaluar se është në pritje të fëmijës së saj të dytë me bashkëshortin Cooke Maroney, tregoi stilin e saj të sofistikuar duke veshur një fustan të gjatë ngjyrë kafe me detaje ari, që përqafonte me delikatesë barkun e saj të rrumbullakosur.

Eventi u mbajt në Ray Dolby Ballroom në Ovation Hollywood dhe mblodhi shumë yje të industrisë së filmit, shkruan DailyMail.

Me flokë të lëshuara dhe balluke të gjata që i theksonin fytyrën, Jennifer aksesorizoi me elegance veshjen e saj me një çantë floriri, vathë të trashë ari dhe një unazë të ngjashme.

Grimi i saj i theksuar përfshinte penel të zi që nxirrte në pah sytë e saj jeshilë dhe një buzëkuq të errët, duke plotësuar fustanin e saj luksoz.

“Governors Awards”, një nga nderimet më prestigjioze të dhëna nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, u përqendrua këtë vit në njohjen e arritjeve të jashtëzakonshme të karrierës në kinematografi.

Në mesin e të nderuarve ishin producentët e James Bond, Barbara Broccoli dhe Michael G. Wilson, legjenda Quincy Jones, regjisorja Juliet Taylor dhe skenaristi Richard Curtis.

Share With:
Translate »
26 Views