Jennifer Lawrence: Të pasurit fëmijë të ndryshon gjithçka. Sa e bukur, është aq e vështirë

Jennifer Lawrence ka folur hapur për përvojën e saj gjatë xhirimeve të thriller-it psikologjik “Die My Love”, teksa ishte pesë muajshe shtatzënë me fëmijën e saj të dytë. Aktorja 34-vjeçare zbuloi në Festivalin e Filmit në Kanë se hormonet e saj e ndihmuan të përballonte rolin emocionalisht të rëndë.

“Personazhi im përjeton një krizë identiteti pas lindjes, e cila e çon drejt një gjendjeje psikotike. Duke qenë vetë nënë, ishte e vështirë të ndaja ndjenjat e mia personale nga ajo që përjetonte ajo. Ishte zemërthyese,” tha ajo. Filmi, i regjisores Lynne Ramsay dhe me Robert Pattinson në rolin e bashkëshortit, u prit ngrohtësisht në Kanë me një ovacion në këmbë prej nëntë minutash.

Lawrence theksoi se mëmësia i ka ndryshuar jetën dhe krijimtarinë: “Të kesh fëmijë të ndryshon gjithçka. Të ndryshon të gjithë jetën. Është njëkohësisht e vështirë dhe e mrekullueshme. Tani çdo vendim që marr ndikohet nga fëmijët e mi. Ata më kanë bërë më të ndjeshme dhe më të thellë emocionalisht si aktore.”

Pattinson, që është bërë baba për herë të parë në mars të 2024-ës me partneren Suki Waterhouse dhe shprehu mbështetje të plotë për fjalët e Jennifer-it: “Që kur u bëra prind, gjithçka ka ndryshuar – edhe mënyra si e shoh punën time.”

Filmi Die My Love bazohet në romanin me të njëjtin emër të autores Ariana Harwicz.

Share With:
Translate »
53 Views