Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez festojnë fejesën pranë fëmijëve

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë një hap më pranë dasmës.

Të premten mbrëma, çifti i famshëm festoi fejesën me një organizim të jashtëzakonshëm, e të ftuar të famshëm porsi ata. Këngëtarja dhe tekstshkruesja Carole Bayer Sager ishte mikpritësja e të ftuarve në shtëpinë e saj në Bel Air.

“Një festë e ndriçuar me qirinj, me drita lejla dhe e dekoruar me lule të bardha kudo,” tregon një i pranishëm. “U mbajt dhe brenda dhe jashtë.”

Çifti mbërriti në festë rreth orës tetë bashkë me fëmijët dhe festuan gjatë gjithë natës me familjen dhe miqtë.

Jennifer veshi një fustan të bardhë me një shpatull të zbuluar, ndërsa flokët i stiloi thjeshtë, të ndarë në anë. Alex zgjodhi një kostum të zi klasik, pa kravatë.

Fejesa u mbajt gjashtë muaj pasi Alex u ul në gjunjë dhe i propozoi për martesë aktores së “Hustlers.” Nuk kanë treguar shumë në lidhje me dasmën, por dimë vetëm që të ftuarve do t’u duhet të udhëtojnë gjatë për të mbërritur në destinacion.

Sigurisht, Alex nuk di gjë sepse Jennifer po kujdeset për detajet. “Kur vjen puna te dasma dhe kur vjen puna te dasma me Jennifer-in, të takon thjesht të pohosh me kokë,” tha ai në një intervistë. “Nuk e di ku do bëhet, nuk e di çfarë do vesh, nuk e di kur do bëhet. Thjesht do jem atje.”

Share With:
Translate »
458 Views