Jennifer Lopez rrëfen si marrëdhëniet “toksike” kanë ndikuar tek fëmijët e saj!
Jennifer Lopez ka hapur zemrën për vështirësitë që ka kaluar si nënë e vetme dhe ndikimin e marrëdhënieve të saj të mëparshme “toksike” tek fëmijët e saj. Në një intervistë prekëse për “Entertainment Weekly”, këngëtarja dhe aktorja ka rrëfyer se për një periudhë të gjatë ka pasur dyshime për veten, duke u pyetur nëse ishte “mjaftueshëm” për fëmijët e saj, Emme dhe Max, ndërsa fliste për lidhjet që kanë qenë të dëmshme.
Lopez, e cila luan rolin e nënës së mundësit të NCAA, Anthony Robles, në filmin biografik “Unstoppable”, ka zbuluar se kishte shumë aspekte të karakterit të Judy Robles që e lidhin me vetveten. Judy, që pati Anthony-n me bashkëshortin e saj të abuzueshëm, Rick, kur ishte vetëm 18 vjeçe, u detyrua të kujdesej për fëmijët e saj e vetme pasi ai e braktisi familjen.
Ka shumë aspekte të karakterit të saj që unë i kuptova. Kishte aspekte të ndryshme të tij që fëmijët nuk i shihnin, por që vetëm Judy i shihte
– tha Lopez për rolin e saj. Ajo shpjegoi se ishte e vështirë të dilje nga marrëdhëniet me individë që të manipulojnë për të besuar se ata të duan, kur në fakt e gjithë kjo është pasojë e dëmeve që ata po të shkaktojnë.
Bobby Cannavale, që luan rolin e Rick, e cilësoi dinamikën e marrëdhënies së tyre si një “lidhje co-dependente,” duke shtuar se ai dhe Lopez kishin diskutuar për përvojat e tyre personale të ngjashme.
Këngëtarja e “On the Floor” theksoi se ishte “shumë e dhimbshme” që, pavarësisht gjithë asaj që kishin kaluar, Judy ende mund të priste ta rikthente bashkëshortin e saj, ndonëse marrëdhënia ishte e dëmshme, një ndjenjë që ajo e kuptonte.
Kam qenë nënë e vetme në disa periudha të jetës time, dhe më ka kaluar mendja: ‘A jam unë mjaftueshëm për ta?’
– është shprehur artistja, duke iu referuar periudhave kur ka ngritur fëmijët e saj 16-vjeçarë, që i ka me ish-bashkëshortin Marc Anthony, në kushte të vështira. Ajo ka qenë gjithashtu e martuar më parë me Ojani Noa dhe Cris Judd, dhe aktualisht është në proces divorci me Ben Affleck.
Megjithatë, ajo tregoi se filmi i ka dhënë një qartësi të re për jetën dhe marrëdhëniet.
E vërteta është se, duhet vetëm një prind i mirë që të të dojë. E dëgjon në zërin e Anthony-t, dhe shiko çfarë ka arritur. Kjo është ajo që më dha filmi: Je mjaftueshëm.