“Jeta e babit”/ Meritoni flet për djalin e tij në ‘BBV’: Më ka marrë malli

Meriton Mjekiqi ka kujtuar ditën e sotme djalin e tij, Loarin. Teksa ishte duke qëndruar në oborr së bashku me Çimin, banori i ‘BBV’ tha se e ka marrë malli për djalin e tij e se mezi pret ta shikojë. Më pas, ai i tregoi Çimit se i biri është 5 vjeç.

Biseda:

Meritoni: Më ka marrë malli për djalin tem. Jeta e babit, Loarin e vogël, shpirti jem.

Çimi: A thu të ka pa? Është i vogël nuk di gjë…

Meritoni: Shpirt e kam. Jeta jem. E kam dritë të vogël.

Çimi: 3 vjeç e?

Meritoni: 5 vjeç

 

Kujtojmë se Meritoni ka zbuluar se djali i tij 5 vjeçar vuan nga autizmi e se në Big Brother ka hyrë për të.

“Arsyeja pse jom brenda është për shkak të një kauze. Loari, është një prej fëmijëve të tjerë që është me autizëm dhe kjo ka qenë arsyeja që kam ardh në këtë shtëpi, që nëse fitoj gjysmën do t’i ndajë për djalin dhe fëmijët e tjerë me autizëm. Është 5 vjeç dhe ka problem në të folur e detaje të tjera”, ka treguar Meritoni mes lotësh.

Share With:
Translate »
70 Views