Torta e zgjedhur për urime kishte një dekorim më tradicional, duke ndjekur modën retro dhe të thjeshtë të tortës së mbuluar me dekorime të ndryshme. Biancardi i dha fund lidhjes me Neymar para 1 muaji, e lodhur nga flirtimet dhe tradhëtitë e shumta të futbollistit.

Ajo ka pranuar se takohet me ish-të dashurin e saj vetëm për shkak të vajzës së vogël, por asgjë më shumë, teksa tashmë ka nisur një jetë të re, teksa jeton vetëm në Brazil nën kujdesin edhe të të familjarëve të saj.

1

29-vjeçarja e fali disa herë Neymar kur ajo ishte shtatzënë, pasi sulmuesi brazilian i kërkoi falje. Por në momentin që ai nisi sërish me flirtimet në festat që organizon në vilën e tij, atëherë deklaroi publikisht që i kishte dhënë fund lidhjes, pasi Neymar ishte i pandreqshëm në këtë pikë.