“Jeta me një palë shapka dhe dy palë rroba banjo”, kënaqësitë më të mëdha të Bietës pranë detit

Në ditët me shi, Bieta i është kthyer fotove të një jave më parë, kur ka mundur ta shijojë detin ashtu siç ia ka qejfi çdokujt në korrik.

Me Kroin, Joelle dhe Albanin ajo ka ndarë disa foto shoqëruar me këto fjalë: “Në ditët me shi kemi galerinë e fotove të fundjavës së shkuar… Jeta me një palë shapka dhe 2 palë rroba banjo, por “pranë detit e jo mbretit”.

Bieta ka lënë të kuptohet se kënaqësitë më të mëdha fitohen shumë kollaj e gjithçka vetëm nëse je pranë njerëzve të dashur. Se sa palë rroba banjo apo sa vende viziton pak ka rëndësi! Kënaqësitë më të mëdha merren shumë kollaj, me një palë shapka e duke soditur të kaltrën e detit. Ju keni ndonjë kundërshtim?

Share With:
Translate »
563 Views