“Jetët e mia, ju…”- Mes thashethemesh për ndarje, Big Basta bën përshëndetjen për Vesën dhe të birin!

Reperi Big Basta dhe këngëtarja e njohur Vesa Luma prej kohësh po përflitet se po kalojnë një krizë në martesën e tyre.

Shkak për të thuhet të jetë bërë hyrja e reperit në Ferma VIP, ku sipas thashethemeve Vesa nuk ishte dakord me këtë vendim të tij.

Që prej hyrjes shpesh e kemi parë Big Bastën të shprehi dashurinë ndaj saj dhe djalit para kamerave, mirëpo nga vetë Vesa nuk ka pasur asnjë reagim deri më tani.

Ka qenë përsëri Big Basta i cili mbrëmjen e djeshme (17 prill) ka përshëndetur përsëri familjen e tij të vogël teksa është shprehur: “Jetët e mija, ju dua.”

Prej disa ditësh çifti i njohur i showbizit, Big Basta dhe Vesa Luma, po përfliten për një krizë në marrëdhenien e tyre. Shkak për këtë thuhet se është bërë pjesëmarrja e reperit në formatin “Ferma VIP2”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

Mirëpo mes këtyre thashethemeve vetë Big Basta ka reaguar duke hedhur kështu zërat për ndarje.

I fundit, teksa ka qenë duke kënduar me fermerët e tjerë një nga këngët e Vesa Lumës, e ka përshëndetur këngëtaren me një puthje duke i thënë “të dua”.

Po ashtu gjatë një bisede me një nga konkurrentet e tjerë, Big Basta është shprehur se është shumë i dashuruar me Vesën, me të cilën ka edhe një djalë të vogël.

Në një bisedë me konkurrenten Silvanën, ia bëri me dije se nuk ka hyrë për të rënë në dashuri me askënd në “Ferma Vip”.

“Unë nuk kam ardhur këtu për të rënë në dashuri, fare, ça flet. Unë jam shumë i dashuruar në Vesën. Kemi një fëmijë të vogël. Si të bie në dashur, më kë të bie njëherë, me Albin”, u shpreh ai.

Mirëpo nga ana tjetër vetë këngëtarja, Vesa, nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me këto deklarata të reperit, po ashtu ajo nuk ka hedhur poshtë dhe as nuk ka konfirmuar thashethemet për një krisje në marrëdhënien e tyre.

Share With:
Translate »
71 Views