Jetimët “me bark bosh”, KLSH “nxin” “Zyber Hallullin”: Fëmijët ushqehen më pak

Shtëpia e fëmijëve “Zyber Hallulli” në Tiranë nuk përmbush kuotën ushqimore për të vegjlit jetimë të strehuar aty. Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë kontrollit tre vjeçar të këtij institucioni ka vërejtur se kostoja e ushqyerjes në vitin 2019, 2022, 2021 për muajt e zgjedhur në auditim, kanë qenë me vlera më të ulëta se sa është përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Fëmijët e strehuar në shtëpinë “Zyber Hallulli” në Tiranë ushqehen më pak.

Ky është një nga konstatimet shqetësuese që raporton Kontrolli i Lartë i Shtetit në përfundim të raportit tre vjeçar të auditimit për vitet 2019, 2021, 2022.

KLSH thotë se shtëpia e fëmijëve në fjalë nuk përmbush kuotën ushqimore për të vegjlit jetimë të strehuar aty.

Nga stafi i Shtëpisë së Fëmijëve Shkollorë Tiranë, nuk është zbatuar niveli i kuotave financiare për shpenzimet ditore të ushqimeve, në kundërshtim me kërkesat e pikës 1 të Udhëzimit “Për nivelin e kuotave të shpenzimeve për Ushqime, në institucionet publike rezidenciale e komunitare të përkujdesjes shoqërore”.

Në raportin e tij, KLSH thekson se kostoja e ushqyerjes në vitin 2019, 2022, 2021 për muajt e zgjedhur në auditim, kanë qenë me vlera më të ulëta se sa është përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Jetimët "me bark bosh", KLSH "nxin" "Zyber

Gjithashtu në raport thuhet se kuotat financiare të shpenzimeve për ushqime, nuk janë përditësuar, duke mbajtur të njëjtat vlera për të gjithë grupmoshat e fëmijëve.

Teksa në analizën financiare, rezulton se për grupmoshën e fëmijëve 6-12 vjeç fondi duhej të ishte rritur me 47 lekë në ditë për vitin 2021, po ashtu dhe për grupmoshën 13-15 vjeç me 52 lekë/ditë dhe për grup moshën 16-18 vjeç, duhej të ishte rritur me 54 lekë në ditë.

KLSH ka konstatuar një tjetër shkelje përsa i përket procedurave të prokurimeve publike me objekt “Blerje mallrash ushqimorë” me vlerë totale të fondit limit 3,5 mln lekë.

Në këtë procedurë nuk është paraqitur procesverbali i fondit limit, ku duhet të përfshiheshin elementët si numri i fëmijëve përfitues të ndarë sipas grup moshave, sasitë e kalorive ditore që i duhet çdo fëmije sipas grup moshave.

Jetimët "me bark bosh", KLSH "nxin" "Zyber

Share With:
Translate »
23 Views