Jetuan për 68 vjet të bashkuar, ndërrojnë jetë binjakët e famshëm
Çifti më i vjetër i binjakëve të bashkuar, Ronnie dhe Donnie Gaylon, 68 vjeç, vdiq në 4 korrik, në qytetin e tyre të lindjes, Dejton, Ohio.
Ronnie dhe Donnie Galyon lindën më 28 tetor 1951, duke befasuar prindërit të cilët nuk prisnin binjakë,aq mëtepër të bashkuar.
Ata kanë lindur të shëndetshëm, duke peshuar 11 kg, por ata i kaluan dy vitet e para të jetës së tyre në spital, pasi mjekët u përpoqën të zbulojnë një mënyrë për t’i ndarë ata në mënyrë të sigurt.

Kur u thanë që nuk kishte asnjë garanci që të dy djemtë të mbijetonin nga operacioni, Wesley dhe Eileen refuzuan të operonin djemtë e tyre.
Për 68 vjet, vëllezërit jetuan ballë për ballë, të bashkuar në ijë me një grup organesh më të ulëta tretës.

Ata kanë lindur secili me zemër dhe stomak të veçantë dhe kishin krahët dhe këmbët e tyre.