Çiljeta flet për ‘shtatzëninë’: Unë nuk i mbaj dot gjërat, i them vetë

Një prej lajmeve më të diskutuara pak javë më parë ishte “shtatzënia” e Çiljetës. Sipas lajmit që qarkulloi me shpejtësi nëpër portale, këngëtarja dhe partneri i saj, futbollisti Alban Hoxha do të bëheshin prindër për herë të parë, dhe se ajo ishte në muajt e parë të pritjes së ëmbël.

I menjëhershëm ishte reagimi i Çiljetës, e cila e mohoi lajmin me një shkrim në rrjetet sociale.

“Faleminderit që na zgjuat me këtë lajm kaq të bukur, por jemi ende tek pika e bardhë e penalltisë, s’kemi mbërritur te goli. Kur të shënojmë do e ndajmë me ju panenkën më të bukur të jetës, siç kemi bërë gjithmonë! Ju uroj fundjavë të bukur”, -shkroi ajo.

Ndërsa sot, e ftuar te “Rudina”, këngëtarja ka sqaruar si e përjetoi këtë “boom” në media.

“E kalova me sportivitet. Mendova: Çfarë po na bëjnë, njëherë na ndajnë, njëherë na bashkojnë, njëherë na bëjnë shtatzënë… Unë gjërat nuk i mbaj dot, i them vetë. Nëse do kem diçka, do ta ndaj”, -tha këngëtarja, e cila e mbylli duke thënë se “Ato punë i di Zoti”.

Pra, një gjë ta kemi të sigurt, që kur të jetë vërtet shtatzënë, Çiljeta do na e thotë vetë.

Share With:
Translate »
681 Views