Jo fëmijët e saj/ Të kujt janë ato emra që Arjola ka vënë në krevatin e saj?
Aktorja e njohur nga Tropoja, Arjola Demiri, është pjesë e Big Brother VIP që nga fillimi.
Ndonëse ndodhet prej tre muajsh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ajo jashtë numëron fansa e miq të shumtë.
Një miqësi të madhe e ruan edhe me aktoren e njohur Adriana Matoshi, me të cilën kanë qenë së bashku në serialin “O sa mirë”.
Adriana Matoshi (Foto: Instagram)
Aktorja nga Gjilani ka shpërndarë një postim në InstaStory, ku shihet aktorja Demiri dhe pranë shtratit kishte vendosur edhe emrat e fëmijëve të Matoshit.
Adriana reagon e lumtur për veprimin e bërë nga mkja e saj, të cilën e ka falënderuar publikisht.
Arjola dhe Adriana (Foto: YouTube)
“Kur shoqja flen me emrat e fëmijëve të mi afër. Të dua shumë o Arjola Demiri”, ka thënë ajo.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje javë më parë gjithashtu e befasoi Arjolën me një takim në BB VIP. /Telegrafi/
Arjola dhe Adriana (Foto: YouTube)


