“Po i lë fëmijët jetimë!” Në inbox-in e Almeda Abazit erdhi një mesazh tronditës

Vaksinimi anti-Covid ka qenë çështja më e nxehtë e vitit që lamë pas e duket se e tillë do vijojë të jetë edhe gjatë 2022. Shumë vende  po diskutojnë vaksinimin me detyrim për të gjithë popullsinë, pak vende e kanë marrë një hap të tillë e të tjerë si vendi ynë po favorizon të vaksinuarit në shumë aktivitet. Megjithëse shumë njerëz e konsiderojnë si një dritë jeshile për situatën pandemike, të tjerë nuk besojnë te vaksina.

Së fundmi, Almeda Abazi ka marrë vaksinën anti-Covid dhe ka publikuar foto edhe në rrjetet sociale për të rritur sensibilizimin.

"Po i lë fëmijët jetimë!" Në inbox-in e

Dhe siç mund të merret me mend ka marrë shumë mesazhe. Mirëpo, më të çuditshmin e ka marrë nga një shqiptare që i shkruan: “Po më vinka keq se po i lenke ata fëmijë jetimë nëse ke marrë pfizer, biotech ose moderna!” E habitur, Almeda e ka ndarë mesazhin në Instastory duke vendosur vetëm “…”.

"Po i lë fëmijët jetimë!" Në inbox-in e

 

Kjo nuk është hera e parë që Almeda merr të tilla mesazhe nga shqiptarët. Ajo ka treguar se pjesa më e mëdha e ndjekësve të saj janë nga Turqia, por mesazhet më ofenduese dhe të çuditshme i merr nga vendi ynë.

Zakon i vjetër i shqiptarëve që nuk besojmë se do ndryshojë ndonjëherë.

Share With:
Translate »
198 Views