Jo më kot është një princeshë, edhe pse 2 vjeç Charlotte flet dy gjuhë
Princeshë Charlotte ka filluar një muaj më parë kopshtin. Kujdestaret e saj, e kanë përshkruar princeshën e vogël si një vajzë mjaft të sjellshme dhe të ëmbël.
Ata janë impresionuar nga ajo pasi, Charlotte edhe pse vetëm 2 vjeçe flet shumë mirë përveç anglishtes edhe një gjuhë tjetër. E ndikuar nga dadoja e saj, e cila është spanjolle, princesha ka mësuar të flasë spanjisht.
Edhe princi i vogël George, di të numërojë deri në 10 në spanjisht. Dy fëmijët e princit William dhe Dukeshës Kate duken mjaft të zgjuar që tani që janë kaq të vegjël.
George dhe Charlotte do të bëhen në prill me një motër ose vëlla.