“Jo po edhe djali”, Ami tregon shkakun pse nuk merr pjesë në filmat e Ermalit

Ndonëse prej vitesh qëndron larg ekranit, Amarda Toska vazhdon të pëlqehet nga publiku, të cilët ia kanë ndjerë mungesën shpeshherë.

Një ndër pyetjet së cilës i bëhet më shpesh është ajo nëse do të kthehet apo jo në ekran, për të cilën asnjëherë nuk ka dhënë një përgjigje definitive.

Nga ana tjetër, bashkëshorti i saj, aktori i humorit, Ermal Mamaqi është angazhuar prej kohësh në kinematografi.

 

Së fundmi, Ami ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” ku ka folur dhe për mundësitë e angazhimit si aktore.

“Me thënë të drejtën ka pasur një propozim në filmin e parë për një rol episodik që unë nuk pranova. Kisha arsyet e mia në atë periudhë, isha me vajzën e vogël.

Por jo vetëm kjo, nuk mendoja që duhet ta luaja atë rol pikërisht në filmin e Ermalit, tek filmi me Elvanën “Dy gisht mjaltë”.”, tha Ami.

Ndërkohë, ajo tregoi më shumë rreth arsyeve pse ajo nuk dëshiron që të jetë protagoniste në filmat e bashkëshortit.

“Ma kanë bërë shumë shpesh këtë pyetje, pse nuk je në ndonjë nga filmat e Ermalit dhe përgjigja më vjen shumë spontanisht: sepse nuk kam pse të jem. Ne e kemi shumë të qartë punë e secilit dhe për më tepër që bashkëshorti ka atë pozicion.

Është dhe producent i filmave të tij dhe nuk do doja kurrë që të merrej si e mirëqenë që Ermali e ka në dorë t’i bëjë filmat vetë, ja tani futi dhe Amin, herën tjetër do jetë dhe djali.

Unë do e mendoja dy herë një propozim nga Ermali sesa nga dikush tjetër. Por nuk e përjashtoj si mundësi, ai ka atë rrugë, rruga është shumë e gjatë e kinematografisë kështu që nuk i dihet“, tha Ami.

Share With:
Translate »
133 Views