Jo vetëm që është shtatzënë, por Eliona paska organizuar edhe baby shower

Aktorja e “Klanifornias”, Eliona Pitarka ka konfirmuar lajmet që prej disa ditësh qarkullojnë në media e sipas të cilave ajo është në pritje të ëmbël. Shkak u bënë fotot e fundit të aktores, ku ajo shfaqej me barkun e fryrë.

Për më shumë, së fundmi një ndjekës e pyeti Elionën nese ajo synon te krijoje familje ne te ardhmen apo ende do të ketë synim për karrieren dhe aktorja tha se po i bën të dyja.

Ditën e djeshme, Eliona ka organizuar një festë ‘baby shower’ për bebushin që po vjen dhe ka postuar një foto nga festa. Aktorja shfaqet e veshur me fustan të bardhë dhe shumë e ëmbël teksa buzëqesh para aparatit.

Eliona ka pozuar në ambientin e zbukuruar me tollumbaca blu dhe rozë dhe një tortë ku shkruhet “Vajzë apo djalë”. Megjithatë gjininë e fëmijës, ajo nuk e ka zbuluar ende.

“Po ja uroj vetes ditelindjen kete vit me nje nga fotot me te lumtura te jetes time”-shkruan Eliona.

Share With:
Translate »
726 Views