Jo vetëm që ka në plan të zgjerojë familjen, por Erion Veliaj paska gati edhe emrin e bebit Nr. 2

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj isvte i ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Shiko kush luan”.

Ai u përball me disa pyetje të drejtuara nga fëmijët e prekur nga tërmetet dhe një nga pyetjet lidhej me zgjerimin e familjes.

Fëmijët e pyetën se nëse do të bëjë një vajzë si do ja vendosë emrin.

Kryetari i Bashkisë na tregoi se po të bëhet baba i një vajze emrin do e huazonte nga një libër i gjyshit të Ajolës, shkrimtarit të njohur Jakov Xoxa.

Nëse do kem një vajzë besoj që do ja vë emrin nga një libër i Jakov Xoxës që është gjyshi i Ajolës. Ai ka bërë tre libra kështu që mund ta gjeni”, u shpreh Veliaj.

Pas një kërkimi në internet ,”News 31″ ka zbuluar se emri më i përshtatshëm nga librat e Jakov është Juga, nga libri “Juga e bardhë”

Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj janë prindër të një djali të quajtur, Kajan dhe mesa duket paskan në plan ta bëjnë vogëlushin me një motër.

Share With:
Translate »
464 Views