Jo vetëm të familjes mbretërore, Meghan Markle thyen edhe rregullat e mjekëve

Dukesha Meghan Markle është në muajin e shtatë të pritjes së ëmbël dhe duket se këtë periudhë nuk po e shijon aq sa duhet. Angazhimet në familjen mbretërore e kanë lënë çdo ditë në lëvizje dhe Meghan-it i duhet të udhëtojë herë pas here në vende të ndryshme. Sipas protokollit të pallatit, dukesha ka takime të rëndësishme edhe në muajin e 8-të të shtatzënisë dhe do i duhet të vërë fëmijën në rrezik. Ajo do të udhëtoje me avion në javët e fundit të shtatzënisë dhe kjo gjë nuk është aspak e këshillueshme nga mjekët. Sipas studimeve në javën e 36-të fëmija është shumë i ndjeshëm dhe kjo rrezikon të sjellë edhe lindje të parakohshme. Meghan pritet të lindë në jetë fëmijën e saj të parë në fund të prillit ose në fillim të majit.

Share With:
Translate »
618 Views