Joe dhe Sophia në divorc! Zbulohet pas 2 vitesh emri i vajzës së tyre

Sophia Turner dhe Joe Jonas kanë zyrtatizuar tashmë ndarjen dhe janë në mes të një procesi të divorcit.

Çifti ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes së mediave rozë, ndërsa së fundmi është zbuluar edhe emri i vajzës së tyre të dytë.

Sipas dosjeve të kujdestarisë, të marra nga Page Six, këngëtari dhe aktorja, thuhet se kanë një vajzë të vogël 14 muajshe të quajtur Delphine.

Delphine vjen nga fjala greke delphís, e cila përkthehet në ‘delfin’ në anglisht dhe shqiptohet ‘del-feen’.

Vetëm disa ditë pasi aktorja, i kërkoi ish-partnerit të kthente dy vajzat e tyre të vogla në Angli, dyshja ranë dakord për një urdhër miratimi të përkohshëm që ndalon të dyja palët të largojnë fëmijët nga shteti.

Share With:
Translate »
37 Views