Joeli vishet si Drakula, Ami zbulon pamjet nga festa e Halloween-it

Ndërkohë që festa e Halloween-it ka trokitur, biznesmenja Amarda Toska, po kalon kohën më të bukur pranë djalit të saj, Joelit. Vogëlushi duket shumë i përfshirë nga fryma që sjell kjo festë dhe e ka ndihmuar të ëmën me përgatitjet.

Mbrëmjen e djeshme përmes disa fotove të publikuara në Instatory, Ami tregoi se Joeli po e ndihmonte në arredimin e shtëpisë duke e veshur me ngjyrat e Hallowee-nit. Ai po merrej me rregullimin e kungullit, i cili është simbol i festës.

Ditën e sotme, Ami ka zbuluar se festa për to ka nisur. Këtë herë ajo ka publikuar disa foto të tjera, ku shihet në shoqërinë e Joelit në një festë Halloween-i. Në festë ka dhe shumë fëmijë të tjerë dhe vogëlushi ka zgjedhur të vishet si Drakula. Nga momentet e publikuara, mund të dallojmë që Joeli po argëtohet shumë mes miqve të tij.

Share With:
Translate »
504 Views