“Nuk më shohin kurrë”, Eva Murati tregon ç’mendojnë prindërit për “Dance with me”

Moderatorja e njohur Eva Murati tregohet shumë aktive në rrjete sociale, ku për të qëndruar sa më afër fansave, poston vazhdimisht foto ose video nga më të ndryshmet. Së fundmi ajo ka menduar t’iu japë mundësinë ndjekësve të saj ta pyesin për çfarë të duan dhe iu ka kthyer përgjigje pyetjeve më interesante.

Duke qenë se përpos moderimit, ajo ka nisur një eksperiencë të re: konkurrimin në “Dance with me”, shumë nga fansat e kanë pyetur pikërisht për këtë. “Si e shohin prindërit pjesëmarrjen tënde në “Dance with me”?”, ka shkruar një ndër fansat dhe Eva i kthyer një përgjigje që s’pritej.

Moderatorja ka treguar se asnjë ndër prindërit nuk i ndjek performancat e saj të kërcimit. “Nuk e shohin. Mami është e lumtur se po mësoj të kërcej por nuk më sheh kurrë se meqë është live ka frikë mos më merr mësysh, ndërsa babi fare”, ka treguar Eva për ndjekësit. Ndonëse se shohin, është e ditur që me punën dhe vullnetin, Eva i bën shumë krenarë.

Share With:
Translate »
482 Views