John Legend dhe Chrissy Teigen janë duke menduar (dhe diskutuar) për bebin nr. 5
Mesa duket fëmija i pestë për John Legend dhe Chrissy Teigen është në diskutime. Çifti nuk po e ndan mendjen nëse duan të kenë më shumë fëmijë apo jo, pasi sollën në jetë fëmijën e katërt, Wren Alexander Stephens, përmes një nëne surrogate para disa muajsh.
Pasi u pyetën nga një gazetar nëse po përpiqeshin për fëmijën e pestë, Teigen u shpreh se e do një fëmijë sapo i vogli të nisë të ecë. Por John e kundërshtoi duke thënë një “jo” disi të prerë.
Ata ishin të pranishëm në “City Harvest 2024 Gala: Magic of Motown”, ku nuk i shpëtuan edhe më tej ngacmimeve nga reporterët e pranishëm.
Teigen nuk u dorëzua dhe deklaroi: “Dhe kështu shkon biseda kur duam të bëjmë një fëmijë të pestë”.
Chrissy dhe John janë prindër të 7-vjeçares Luna dhe 5-vjeçarit Miles që erdhën në jetë respektivisht në prill të 2016-ës dhe maj të 2018-ës.
Teigen zbuloi se shtatzënia e saj e tretë përfundoi në abort sepse i duhej të shpëtonte jetën e saj dhe kjo ishte zgjidhja e vetme. Në janar të 2023-shit, ata sollën në jetë fëmijën e tretë me fekondim invitro. Ndërsa 5 muaj pas lindjes së fëmijës së tretë, çifti habiti fansat me ardhjen në jetë të fëmijës së katërt me nënë surrogate.