7 modele prindërimi nga e gjithë bota, që mund të mos ju pëlqejnë
Një nga përfitimet më të mëdha nga udhëtimet në çdo cep të botës, është njohja me kulturat e ndryshme, mënyrat si njerëzit jetojnë, si i rrisin fëmijët etj. Nëse jeni të gatshëm të ndryshoni pak nga këndvështrimi juaj, duke parë modelet nëpër botë se si i rrisin individë nga kultura të ndryshme fëmijët e tyre, ky është momenti. Por, mund të mos jeni dakord për shumë syresh prej tyre dhe kjo është e gjithë e drejta juaj!
#1 Fëmijët në Japoni bëjnë punë dhe shkojnë vetë në shkoll
Në Japoni, nuk është e pazakontë të shohësh fëmijë, ndoshta jo aq të vegjël, por të paktën në shkollë fillore duke hipur në autobusin e shkollës apo në mjetet e transportit publik vetë. Kjo dëshmon një shkallë të lartë pavarësie, gati e padëgjuar te bashkëmoshtarët e tyre në vende të tjera të botës.
#2 Bebet skandinave flenë jashtë në të ftohtë
Në Danimarkë dhe vende të tjera të njohura për dimrin e ashpër dhe të zgjatur, është krejtësisht normale të shohësh karroca me fëmijë jashtë kafeneve, duke fjetur dhe duke u kënaqur. Ekziston një besim në këtë kulturë që ajri i pastër i ndihmon foshnjat të flenë më mirë dhe të jenë më të shëndetshëm.
#3 Disa foshnja kineze nuk mbajnë pelena
Kjo është një praktikë në disa shtete të Kinës që prindërit i mbajnë foshnjat pa pelena, mbi lavaman duke mbajtur hapur ujin e rubinetit, ose kur janë në ambiente të jashtme në lulishte që të kryejnë të gjitha nevojat e tyre. Kjo metodë u nxit shpejt instinktet e urinimit, e njëfarësoj ul edhe numrin e pelenave të përdorura.
#4 Fëmijët parashkollorë në Itali mund të bëjnë punime druri me çekiç dhe sharrë
Një pamje e zakonshme në disa shkolla në Itali është që shumë fëmijë të vegjël përdorin çekiçët për të goditur gozhdë dhe sharra për të prerë dru, duke bërë krijime origjinale.
#5 Rrobat e plazhit mund të jenë opsionale për fëmijët në disa vende të Europës
Pamja e një vajze të vogël që vrapon në plazh ose në pishinë vetëm me pjesën e poshtme të rrobat të saj të banjës nuk është befasi në vende si Spanja dhe Gjermania. Sigurisht, evropianët priren të jenë shumë më pak të varur nga lakuriqësia sepse thjesht mendojnë se vajzat e vogla nuk kanë ende gjoks.
#6 Fëmijët francezë hanë si të rriturit
Ju do ta keni vështirë të gjeni një menu për fëmijë në një restorant në Francë. Në mënyrë të ngjashme, nuk do të gjeni një tavolinë të veçantë për fëmijët, me opsione të veçanta darke dhe ushqimi, në ndonjë ngjarje të veçantë. Fëmijët francezë ulen në tryezë me familjet e tyre për të ngrënë darkë dhe konsumojnë çdo ushqim që hanë të rriturit.
#7 Fëmijët italianë flenë vonë
Nuk është e pazakontë të shohësh një familje që shtyn një karrocë nëpër parqet e Italisë në orën 8, 9 apo edhe 10 të natës. Italianët hanë darkë vonë dhe njëjtë si francezët, shpesh darkojnë së bashku si një familje e tërë. Pra, nuk është problem që një fëmijë të flejë goxha vonë në darkë.