Jon Bon Jovi konfirmon se djali i tij është martuar me aktoren e njohur!
Jon Bon Jovi konfirmoi se djali i tij Jake dhe Millie Bobby Brown u martuan pak kohë më parë dhe dha detaje rreth dasmës. Legjenda e rock-ut ishte i ftuar në një emision të BBC-së dhe tha për dasmën e 22-vjeçarit Jake Bon Jovi dhe yllit 20-vjeçar të ‘Stranger Things’ se:
Ishte një martesë shumë e vogël familjare dhe nusja ishte e bukur dhe Jake është i lumtur.
Sipas TMZ, Brown dhe Bon Jovi u panë në zonën Hamptons të Nju Jorkut, me unazat e martesës dhe kështu u përhap lajmi se ata janë martuar. Disa ditë më parë, The Sun raportoi se Brown dhe Bon Jovi lidhën kurorë në një ceremoni fundjavën e kaluar, por po planifikojnë gjithashtu një ceremoni të madhe diku më vonë këtë vit. Të dy filluan të takoheshin në vitin 2021 para se të fejoheshin vitin e kaluar.