“Fillimisht mjekët nuk dhanë diagnozë të saktë”/Arta Bajrami rrëfen për dy fëmijët me spektrin e autizmit

Disa ditë më parë, Arta Bajrami ndau me publikun një rrëfim shumë personal për familjen e saj pasi dy fëmijët e vegjël i përkasin spektrit të autizmit.

Ideali dhe Elektra janë diagnostikuar me spektrin e autizmit. Janë diagnostikuar pak më vonë, pasi fillimisht doktorët nuk kanë dhënë diagnozë të saktë”, tha këngëtarja në emisionin “Oxygen” në Kosovë.

Mjekët e përcaktojnë diagnostikimin e shpejtë si një element thelbësor që ndihmon në përparimin e shpejtë të fëmijës. Në intervistën me “Rudina” në Tv Klan, Arta shpjegon më hollësisht pse ka ndodhur më vonë diagnostikimi i të vegjëlve si dhe rrëfen me krenari për ta.

Arta Bajrami: Unë i kam trajtuar te një psikolog shumë i njohur në Prishtinë, ai ka klinikë private por është shumë i zoti dhe ai nuk donte të nxitohej për të dhënë diagnozë sepse tha disa simptoma i kanë, por disa jo kështu që ne duhet të punojmë.

Rudina Magjistari: Sa diferencë kanë me njëri-tjetrin?

Arta Bajrami: Kanë 16 muaj, as një vit e gjysmë nuk janë ndërmjet. Mjeku më ka thënë unë mund të jap një diagnozë, por mund të jetë e nxituar sepse mund të zhvillohet shumë shpejt fëmija dhe të ma rrëzojë atë diagnozë kështu që diagnoza është e fundit, të shohim zhvillimin si po shkojnë fëmijët dhe prandaj i kemi parë, i kemi ndjekur dhe tani vonë, te një doktoreshë tjetër, ajo më ka dhënë një diagnozë, më ka thënë janë, por janë me një shkallë më të lehtë, me punë, me vite, kanë për të pasur sukses, duhet punuar. Janë shumë të dashur, unë kënaqem me ta dhe besoj që edhe në shkollë kam për t’u ndenjur prapa, me asistente, besoj që të gjithë prindërit me mundësitë që kanë por shteti duhet t’i ndihmojë sepse me të vërtetë më dhimbsen shumë.

Share With:
Translate »
41 Views