Jona Kalemaj tek lodrat me vajzën dhe bashkëshortin
E famshme prej pjesëmarrjes në “Big Brother”, Jona Kalemaj është një personazh që në rrjetet sociale vazhdon të ndiqet me interes. Prej herës së parë kur u prezantua me publikun e gjerë, jeta e vajzës nga Elbasani ka ndryshuar shumë. Ajo është martuar, është bërë nënë e një vajze ndërsa pret fëmijën e dytë. Këto ditë familja e bukur e Jonës ishin në Tiranë. Sigurisht çifti nuk mund të shpëtonin pa kaluar një herë edhe tek lodrat. Paparaci ynë i ka pikasur pikërisht teksa prisnin të bijën, e cila argëtohej për qejfin e saj në këndin me lojëra të një qendre tregëtare në kryeqytet. Ajo që bie në sy është se ndonëse Jonës ka filluar t’i duket barku, ajo mbetet në formë pa shtuar shumë kilogramë./ revistawho.com