Marjana Kondi përlotet në emision për personin e shtrenjtë, nuk është babai që e takoi pas 50 vitesh

E ftuar në “Pasdite në Top Channel” me Jonida Shehun, aktorja Mariana Kondi, ka bërë një rrëfim të përmbledhur të jetës së saj të gjatë profesionale, vitet në Teatrin Kombëtar, prej nga u hoq nga puna, rolet në kinema, por ka rrëfyer edhe momente të shkurtra e të kujdesshme të jetës personale. Ose më saktë, në vend të rrëfimit, bëri një shmangie të përgjigjes, vetëm se e kapur në grackën e mallit për të ëmën, nuk mundi të përmbante lotët. Para pak ditësh historia e saj e takimit të vonë, shumë të vonë, me babanë e saj biologjik, u shkruajt në shumë media. Nisur nga kjo zhurmë, siç bëjnë përherë histori të tilla, Jonida e pyeti se ç’e shtyu të kërkonte babanë e saj pas 50 vjetësh.
“Unë kam bindjen se nuk i intereson kërkujt nëse unë do ta diskutoj këtë gjë. Nëse qoftë se ti je e gëzuar se ke një baba, unë kam pasur dy babllarë. Sepse përveç këtyre dy baballarëve unë kam pasur edhe një nënë, që në këtë jetë të shkurtër dhe në këtë botë, është vetëm nëna… sikur ta kisha pak tani… mua nuk më pëlqen që ky emision të kalojë me lot por loti i nënës është më i madh”, thotë Mariana, ndërkohë që e ka të vështirë të mbajë lotët, sado e çuditshme të na duket ne përlotja e një aktoreje që na ka bërë gjithë jetën për të qeshur. 

 

Share With:
Translate »
892 Views