Jona Spahiu preket nga mesazhi i motrës: Babi do ishte shumë krenar për ty

Për herë të parë pas lindjes së djalit të saj, Raiden, Jona Spahiu vendosi të dalë dhe të flasë publikisht në një emision. Moderatorja e njohur ishte e ftuar në emisionin ‘Rudina’ dhe gjatë intervistës së gjatë zbuloi shumë mbi jetën e saj familjare. Ajo mori dhe një dhuratë shumë të bukur nga motra e saj, e cila e surprizoi me një videomesazh. Motra e Jonës u shfaq për herë të parë publikisht, për të falënderuar moderatoren për gjithçka që ka bërë për të.

Ajo ka treguar se Jona ka qenë mbështetja më e madhe në familje, pas ndarjes nga jeta të babait të tyre. “Pas humbjes së babit more frerët e familjes në dorë. Faleminderit për gjithçka që ke bërë për ne. Babi do ishte shumë krenar për ty”, – ka thënë motra e Jonës. Moderatorja u prek shumë dhe tregoi se edhe dasmën e bëri në kujtim të të atit. Kujtojmë se në shtator të 2018 Jona u bë nënë për herë të parë dhe sigurisht që tani është akoma dhe më e ndjeshme kur vjen puna tek familja.

Share With:
Translate »
981 Views