Jona Spahiu tregon se ku po i kalon ditët e fundit të shtatzanisë

Moderatorja simpatike, po shijon një nga periudhat më të ëmbla në jetën e një vajze! E tillë, është shtatzënia. Jona Spahiu, e cila kurorëzoi historinë e saj të dashurisë pak muaj më parë, na prezanton përmes fotosh, me vendet e bukura që po zgjedh të vizitojë këto kohë, si edhe me ndryshimet në pamjen e saj të jashtme.

Kështu, siç na ka dëshmuar edhe dje, Jona ka preferuar Italinë, si destinacionin e radhës, ku është duke qëndruar prej disa ditësh. Në shoqërinë e një shoqeje të saj të ngushtë, ajo ka shijuar një darkë jashtë ndërsa sot, është shfaqur me barkun e rrumbullakosur në një nga kryeqendrat e modës në Itali.

Nuri i shtatzënisë ka bërë punën e vet, dhe Jona duket në formë kaq të mirë!

Share With:
Translate »
853 Views